Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zyrtare/ Tirana nuk humbet kohë, gjen zëvendësuesin e Albi Dokës

Titulli kampion është vetëm fillimi i një cikli të ri, të paktën ky është objektivi i klubit. Drejtuesit bardheblu kanë nisur punën prej kohësh për të ndërtuar ekipin e së ardhmes, gjithçka nis nga aventura europiane.

Jo vetëm afrime por nga kryeqyteti priten të largohen disa lojtarë titullarë si Albi Doka. Kryeqytetasit nuk kanë humbur kohë por kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij, bëhet fjalë për Ardit Toli. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Tirana ka bërë zyrtare afrimin e mbrojtësit 23-vjeçar:

Ardit Toli vishet bardheblu!

Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Ardit Toli. Mbrojtësi i djathtë ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, 23 vjecari pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Egbo për t’u stërvitur bashkë me skuadrën. I urojmë suksese me fanellën e re. #identitetitirona

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet