Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vaksina anti-Covid gati në tetor, mjekët dhe mësuesit do të vaksinohen të parët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë gati një vaksinë efektive deri në fund të këtij viti. Deri në këto momente në të gjithë botën po zhvillohen disa lloje vaksinash dhe më shumë se 20 prej tyre janë tashmë në fazën e testimit klinik.

Zyrtarët rusë të shëndetësisë po përgatiten për të nisur një fushatë të gjerë vaksinimi të popullsisë në muajin tetor.

Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha se mjekët dhe mësuesit do të jenë të parët që do të kryejnë vaksinën, më pas pjesa tjetër e popullatës. Vaksina potenciale pritet të aprovohet nga rregullatorët brenda muajit gusht.

Por, eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, tha se Rusia dhe Kina duhet që fillimisht ta testojnë vaksinën për të cilën flasin, e më pas ta provojnë tek njerëzit. Fauci, ashtu sikurse edhe shkencëtarët në Europë, është i mendimit se periudha më optimiste për sigurimin e një vaksine të sigurt është fundi i vitit 2020 apo fillimi i vitit të ardhshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet