Tre vatrat e nxehta të koronavirusit në Tiranë, epidemiologët: Ka rritje të rasteve te moshat e reja
Lajmifundit
/
2 Gusht 2020, 11:34
Aktualitet

Epidemiologët deklarojnë se tre janë vatrat kryesore të infeksionit në kryeqytet. "Kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale si 'Astiri', 'Fresku' dhe deri diku 'Kodra e Diellit'.
Vatrat kryesore janë komunitaret pas rihapjes, sidomos nga festat, ditëlindjet që marrin pjesë grupe të rinjsh apo grumbullimet ne ceremoni mortore".
Sipas tyre, dy janë linjat e transmetimit të virusit, linja e familjes dhe punës. "Linja e punës është më delikate për t'u menaxhuar" sipas epidemiologëve të Shëndetësisë, që theksuan edhe një herë se "Vihet re rritje e rasteve te moshat e reja".