Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Tirana shërbëtore e rëndomtë e Beogradit”, PD reagon ashpër për ndalimin e ish-veteranit të UÇK-së në Shqipëri

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, me anën e një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me ndalimin e ish-luftëtarit të UÇK-së nga autoritetet shqiptare pas një urdhëri arresti në Interpol nga ana serbe.

Çollaku thekson se kjo është dëshmi e qartë se Tirana zyrtare është kthyer në një shërbëtore të Beogradit.

Deklarata e plotë: Kur Tirana sillet si shërbëtore e Beogradit.

Sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish luftëtar i UÇK. Ndalimi i tij nga policia shqiptare është bërë për shkak të një kërkese të Serbisë përmes Interpolit. Lista e ish ushtarëve të UÇK e shpërndarë nga Serbia përmes interpolit është e gjatë.

Shoqatat e luftëtarëve të UÇK në këto orë po njoftojnë e po kontaktojnë antarët e tyre e po kërkojnë të shmangin udhëtimet në Shqipëri për shkak se rrezikojnë të ndalohen sipas kërkesës së Serbisë. Ky është një tjetër skandal nê nivelin e një turpi kombëtar.

Arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim.

Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për luftën e luftëtaret e UÇK e për Kosovën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet