Tërboi rrjetin nga romanca me kaçurrelsen, konkurrenti i Big Brother i jep fund beqarisë

Showbiz

Volejbollistja Blerta Ligaj dhe Erion Zeqiraj prej kohësh po jetojnë një romancë shumë të bukur. Disa javë më parë ata treguan në një emision televiziv, ku ishin të ftuar se takimi i parë u bë në një kafe dhe nuk pati asnjë propozim sepse çdo gjë erdhi natyrshëm.

Gjërat duket se kanë rrjedhur shpejt, marrëdhënia e tyre është konsoliduar dhe më në fund kemi dasmë në horizont. Kjo pasi Erioni, si një çun me të vërtetë shumë romantik, i ka propozuar mbrëmjen e djeshme Blertës për martesë dhe fotot nga ky moment na lanë gojëhapur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dy ata kanë ndarë pamjet magjike me ndjekësit në rrjetet sociale, ku shihen qirinjtë, një arush i madh, petale trëndafili, tullumbaca dhe sigurisht “Marry me”.“Thashë po”,- ka shkruar Blerta krahas fotos. Epo, më bukur nuk mund të bëhej.

Kujtojmë se disa ditë më parë, çifti na la të dyshojmë se shumë shpejt mund të bëhen prindër, por ende nuk kemi një konfirmim zyrtar të lajmit. Erion Zeqiraj u bë i njohur nga pjesëmarrja e tij në Big Brother ku nisi një romancë me kacurrelsen Bertina, e cila nuk zgjati shumë.

ME TE LEXUARAT