Shteti me mijëra ishuj lëkundet nga tërmeti i fuqishëm, ja sa ishte magnituda
Lajmifundit
/
2 Gusht 2020, 09:47
Bota
Një tërmet i fuqishëm me magnditudë 6.4 i shkallës Rihter ka goditur Filipinet në orët e para të mëngjesit. Epiqendra ishte në ishullin e Mindanaos, me një thellësi prej 473 kilometra.
Tërmeti u regjistrua në orën 01:09, sipas orës lokale dhe lëkundjet u ndjenë deri në Polloc dhe Budta. Falë thellësisë së madhe, nuk pati dëme materiale. Njerëzit pranë epiqendrës thanë se dëgjuan vetëm lëkundje të lehta.
Agjencia e Sizmologjisë në Filipine tha se për fat të mirë nuk ekziston ndonjë rrezik për ndonjë tsunami. Filipine është një shtet në Oqeanin Paqësor që ka rreth 7.641 ishuj.