Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shkodër/ Zbardhet lista e kandidatëve për deputetë e kryetar bashkie të PD-së, ja emrat më të lakuar

Zbardhet lista e plotë të propozimeve të PD dega Shkodër të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie. Kjo listë tashmë zyrtare përbëhet në total nga 150 emra që kanë ardhur si të propozuar nga baza.

Sipas burimeve thuhet se ndër 150 vetë ka një listë me 11 emra që janë ndër më të propozuarit në më shumë se 20 grupseksione nga 38 që ka PD në Shkodër.

Ndër 11 më të propozuarit sipas rendit alfabetik janë Arben Lushaj, ish deputeti Bardh Spahia, Benardeta Syku nënkryetare e FRPD, nënkryetarja e PD Shkodër dhe ish kryetare e këshillit të qarkut Greta Bardeli, ish deputeti Helidon Bushati aktualisht anëtar i Komisionit të Autoritetit të Konkurencës, ish deputetja Izmira Ulqinaku, Ndoc Ashta, ish deputeti më përpara dhe ish kryetar i PD Shkodër Ramiz Çobaj, ish deputeti Romeo Gurakuqi, kryetarja në detyrë e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe ish kryetari i këshillit bashkiak të Shkodrës Xhemal Bushati.

Në listën e më të propozuarve mungon ish deputeti dhe ish kryetari i bashkisë Lorenc Luka por është në listën e përgjithshme me 150 emra.

Në listën me 150 emra nuk është fare Nard Ndoka, ish deputeti i PD në Shkodër ndërsa pritet që të jetë si i propozuar në Vau Dejës apo Pukë, lista të cilat nuk kanë përfunduar ende.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet