Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rusia bën gati vaksinën anti-Covid, në tetor planifikon vaksinim në shkallë të gjerë

Rusia planifikon që të zbatojë “vaksinim në shkallë të gjerë” ndaj koronavirusit në muajin tetor, deklaroi ministri i Shëndetësisë së Rusisë, Mikhail Murashko.

Më herët gjatë javës, agjencia e lajmeve Reuters, duke u thirrur në një burim anonim, raportoi se vaksina e parë potenciale për COVID-19 e Rusisë pritet të marrë miratimin e qeverisë në muajin gusht.

Rusia raportohet se ka zhvilluar dy vaksina – një është zhvilluar nga Instituti Gamaleya në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe një vaksinë tjetër po zhvillohet nga laboratori shtetëror për kërkime Vektor.

Gjatë dëshmisë së tij para Kongresit amerikan më 31 korrik, zyrtari kryesor i SHBA-së për sëmundje ngjitëse Anthony Fauci, shprehu shqetësimin e tij lidhur me raportimet se vaksinat kundër COVID-19 po zhvillohen në Rusi dhe Kinë.

“Shpresoj që kinezët dhe rusët po i testojnë vaksinat përpara se t’ua japin ato qytetarëve”, tha Fauci.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet