Pas ndalimin të veteranit të UÇK-së, deputeti kosovar i shkruan letër Edi Ramës: Qoftë ky turpi i fundit!

Politikë
Pas ndalimin të veteranit të UÇK-së, deputeti kosovar i

Deputeti i AAK-së në Kosovë, Gazmend Syla ka reaguar pas ndalimit nga organet e Republikës së Shqipërisë të ish-luftëtarit të UÇK-së, Murtez Kastrati.

Syla i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i shkruan se sa më shumë të mbahet Murtez Kastrati në burgjet shqiptare, aq më tepër thyhen zemrat e ushtarëve që luftuan për ta bërë Shqipërinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai i ka kërkuar Ramës që të hiqen nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletarreste nga Serbia. Sipas deputetit të Kosovës, arrestimi i Kastratit nga autoritetet shqiptare është një skandal.

“Letër e hapur ndaj Kryeministrit Edi Rama. Sot duke e kaluar kufirin me Shqipërinë u arrestua ushtari i UÇK-së nga Lipjani, Murtez Kastrati. Arsyeja? Fletarresti i lëshuar nga Serbia. Z. Rama, Serbia është në ofensivë që nga shporrja nga Kosova dhe ky lajm përbën skandal. Ti këtë e di fort mirë. Z. Rama, ne ushtarët e UÇK-së i dimë vijat e kuqe me shtetet në rajon, Shqipëria nuk mundet e as nuk bën të jetë e tillë. Edhe këtë, ti e di fort mirë. Z. Rama, sa më shumë që mbahet Murtez Kastrati në burgjet tuaja, aq më tepër thyhen zemrat e ushtarëve që sa të jetë jeta jetë luftuan për ta bërë Shqipërinë. Prandaj, z. Rama, si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ushtarë i UÇK-së, kërkoj nga ju që të lirohet menjëherë Murtezi dhe të hiqni nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletarreste nga Serbia. Qoftë ky turpi fundit!” ka shkruar Syla në rrjetet sociale.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Murtez Kastrati nga Lipjani, është ndaluar ditën e sotme nga policia shqiptare bazuar në një fletëarrest serb, për pjesëmarrjen e tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

ME TE LEXUARAT