Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ndërrojnë jetë tre pacientë, vetëm njëri ishte pozitiv me koronavirus. Të tjerët për çfarë po trajtoheshin?

Situata e pandemisë së koronavirusit në Kosovë është tepër shqetësuese ndërkohë që nuk ndalen shifrat e larta. Tre pacientë kanë ndërruar jetë gjatë orëve të fundit, të cilët po trajtoheshin në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Ukshin Ismaili, ka thënë se njëri nga ta është konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërkaq për dy të tjerët i janë marrë mostrat dhe pritet të konfirmohen gjatë ditës nëse ishin në infektuar.

“Fatkeqësisht ju njoftoj se tre persona kanë ndërruar jetë, njëri nga ta COVID pozitiv. Bëhet fjalë për B.D. nga Novosella e Kamenicës (1961). Ndërkaq, per M.L. nga Rogana e Kamenicës 1949) dhe A.D. (1948) nga Zhegra e Gjilanit, po i presim rezultatet për t’u konfirmuar nëse ishin të infektuar me Covid-19”, ka thënë për dr. Ukshin Ismaili.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet