Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Media në zi, ndahet para kohe nga jeta gazetari shqiptar

Gazetari Musli Berisha, me origjinë nga Ferizaj, i cili punonte si kryeredaktor në Televizionin Tema ka ndërruar jetë. Në një njoftim të bërë publik, teleivizoni shkruan se ka humbur një emër të madh të gazetarisë televizive.

Nuk dihet ende shkaqet e ikjes së para kohshme nga jeta të gazetarit dhe ish-kryeredaktorit, ndërsa kolegët e punës së tij kanë vlerësuar lart figurën e Berishës.

Njoftimi i plotë:

Letër ngushëllimi familjes Berisha. Me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë Musli Berisha, në emër të menaxhmentit dhe stafit të RTV TEMA, ju shprehim ngushëllimet tona juve dhe familjes suaj.

Lajmi për vdekjen e Musës na ka tronditur të gjithe neve, familjet tona dhe shikuesit e shtëpisë sonë mediale, të cilët kanë pasur rastin të bashkëpunojnë me këtë gazetar të shkëlqyer.

Emri i ish-kryeredaktorit tonë Musli Berisha, do te mbetet i shkruar me shkronja të arta në historikun e shtëpisë sonë mediale dhe të qytetit të Ferizajt, për punën dhe angazhimin e tij në ndërtimin e gazetarisë moderne, informimin objektiv të qytetarëve si dhe për edukimin e drejtë të brezave të ri.

Ferizaj dhe Kosova sot e kanë humbur një emër të madh të gazetarisë televizive dhe të krijimtarisë letrare. Zëri i bukur i Musës dhe figura e tij, e një profesionisti të kompletuar, gjithmonë do të mbesin në kujtimet tona.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet