Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kishte mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar, bie në prangat e policisë 43-vjeçari në Mallakastër

Në prangat e Policisë së Mallakastrës ka rënë një 43 vjecar i cili dyshohet për mbjellje dhe kultivim të bimëve narkotike, kanabis.

Nga uniformat blu mësohet se shtetasi me inicialet Sh. S., ka kultivuar kanabisin në një zonë të pyllëzuar të fshatit Ngraçie.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Fierit ka evidentuar dhe goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar autorin e dyshuar të mbjelljes së kanabisit.

Shërbimet e Policisë Mallakastër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ngraçie, disa bimë narkotike.

Nga veprimet operacionale dhe hetimore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin:

Sh. S., 43 vjeç, banues në Ngraçie, Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet