Kapet 'piloti' me 198 km/h në Sauk, policia: Mos fluturoni duke u bërë 'vrasës' të sigurisë në rrugë

Aktualitet
Kapet 'piloti' me 198 km/h në Sauk, policia: Mos fluturoni duke u

Dy shoferë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga kontrolli me radar në aksin Sauk-Teg në Tiranë. Policia rrugore thotë se pavarësisht kontrolleve dhe ndëshkimeve ka ende shumë të papërgjegjshëm që lëviznin me shumë shpejtësi. Një drejtues makine është kapur mbrëmë duke ecur me shpejtësi.

198 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h. Ndërkohë që janë hequr 12 leje drejtimi dhe janë vendosur 5 gjoba me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në një nga vendet e BE-së. "Ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore, si “vrasës” të sigurisë në rrugë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve te tjetër të rrugës. Të fluturosh në rrugë gati me 200 km/h apo në gjendje të dehur ke cenuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë.

Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë" apelon policia rrugore.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/4009848049033363/?t=17

ME TE LEXUARAT