“Finalja Shekullore”, Teuta festë në stadium, Kupa shkon në Durrës

Sport
“Finalja Shekullore”, Teuta festë në stadium, Kupa shkon

Teuta feston me trofe 100 vjetorin e themelimit. Skuadra durrasake thyen kampionët e duke mposhtur Tiranën në finale me rezultatin e pastër 2-0.

Ekipi i Edi Martinit shfaqi grintë dhe personalitet në fushë, ushtruan menjëherë presion në portën e bardhebluve duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rustem Hoxha me kokë kalo bregdetarët në avantazh. Tirana mori shpejt kontrollin e lojës por pa qenë të saktë në finalizim.

E njëjta gje edhe në fraksionin e dytë, ekipi i Egbos s’postoi Teutën në gjysmë fushë por Ngoo dhe Torasa shpërdoruan disa raste të pastra për gol për tu rikthyer në lojë.

Në momentin më të mirë të Tiranës, një gafë e Kristi Vangjelit solli dhe golin dytë për Teutën. Lorenc Vila i pa shqetësuar e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund me Teutën që feston me të drejtë këtë trofe të rëndësishëm, Kupën e Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT