Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zjarret në Lezhë, PD akuzon kryebashkiakun: Mali digjet, Ndreu shkon në plazh

Partia demokratike e Lezhës akuzoi kryebashkiakun Pjerin Ndreu për neglizhence në lidhje me situatën e zjarreve që kanë rënë ditët e fundit në disa zona të kësaj bashkie si Shëngjin, Torovicë dhe Kakarriq.

Selia blu në Lezhë shkruan se në një kohë që mali digjet nga katër anët, kryebashkiaku shkon në plazh.

Po ashtu PD e Lezhës kërkon nga ministri Lleshaj dhe Ministrja Xhacka që të kryejnë përgjegjësitë duke ndërhyre nga ajri për shuarjen e flakëve.

Reagimi i PD në Lezhë:

Prej tre ditesh neglizhenca e drejtuesve te emeruar te Bashkise Lezhe po djeg qindra hektare pyje ne Shengjin, Torovice dhe Kakarriq. Kurre nuk kishte ndodhur qe nje drejtues bashkie dhe pse i emeruar, te shkoje ne plazh naten, ndersa mali i digjej mbi koke nga kater anet !

Partia Demokratike Lezhe, apelon ndaj ministrit Lleshaj me te cilin ndodhet ne gare i emeruari ne krye te bashkise, si dhe ministres se Mbrojtjes te kryejne pergjegjesite per te cilat paguhen nga taksat e shqiptareve qe te nderhyjne nga ajri per shuarjen e flakeve.

Propaganda e 6%, i shkon per shtat vetem atij perballe ketyre demeve te medha !

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet