Tiranë/ Bie nga pallati i lartë i riu
Lajmifundit
/
1 Gusht 2020, 21:05
Aktualitet

Një i ri është nisur me urgjencë në spital pasi raportohet paraprakisht se ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në zonën e Astirit në Tiranë.
Mësohet se ai është rreth 30-vjeç dhe ka rënë nga lartësia e një pallati në rrethana ende të panjohura.
Ende nuk dihet gjendja aktuale e të riut ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca.