Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shuhet nëna e Edi Ramës, kryeministri: Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë

TIRANE-Shuhet në moshën 82-vjeçare Aneta Rama. Zemra e nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë shqiptare përmes një postimi në Facebook. Në rreshtat prekëse, Edi Rama shkruan se ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush.

Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam” shkruan Edi Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet