Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

SHBA/ 518 viktima në 24 orët e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbajnë “rekord” sa i përket numrit të personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi apo janë infektuar me Covid-19.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Amerikë, 518 persona.

Numri total i të vdekurve për shkak të virusit në Amerikë deri tashmë ka shkuar në 157 265 individë.

Sa i përket të infektuarve nga koronavirusi në SHBA, deri tashmë ka shkuar në 4 735 239 njerëz.

Ndërsa, në 24 orët e fundit, janë infektuar me koronavirus në SHBA 29 350 persona.

Kurse, në total në të gjithë botën kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit deri tani 685 780 individë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet