Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rriten të prekurit, shtohen 300 mjekë e infermierë për luftën e ashpër ndaj COVID-it

Sistemi shëndetësor do të pajiset edhe me 300 mjekë, infermierë, teknikë pas rritjes së numrit të të prekurve me COVID19.

Ekipet në terren janë dyfishuar në të gjitha qarqet për të testuar,gjurmuar e hetuar. Epidemiologët e terrenit thonë se nga rastet e identifikuara së fundmi ka rritje të rasteve tek moshat e reja të cilët janë infektuar nga frekuentimi i vendeve me grumbullime masive, kryesisht festa dhe ditëlindje, por edhe ceremoni mortore.

Ata u bëjnë thirrje të rinjve që të ndërgjegjësohen më shumë pasi po bëhen bartës të këtij infeksioni dhe më pas ua transmetojnë prindërve e gjyshërve të tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet