Ragon Avokati Emiljano Shullazit: “SPAK e paaftë të hetojë korrupsionin”

Aktualitet
Ragon Avokati Emiljano Shullazit: “SPAK e paaftë të hetojë

Menjëherë pasi SPAK ka dhënë urdhër që Emiljano Shullazi dhe të pandehur të tjerë të mund t’i nënshtrohet regjimit të 41-biss, ka reaguar avokati i tij, Vladimir Meci.

Avokati Meci shprehet se aplikimi i mundshëm i Biss-41 ndaj Shullazit dhe të tjerëve është aksion propagandistik i SPAK, pasi nuk arrin dot që të hetojë korrupsionin në vend dhe kriminalitetin e shfrenuar që po mbizotëron.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Meci thekson se vendimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK-ut për aplikim të 41-biss ndaj disa të pandehurve është absurd dhe do të kundërshtohet në gjykatë nga e hëna.

ME TE LEXUARAT