Qëllohet me armë zjarri në banesë 50-vjeçari, autorët ia mbathin

Aktualitet
Qëllohet me armë zjarri në banesë 50-vjeçari,

Një 50 vjeçar me iniciale N. Xh, është plagosur me armë zjarri në banesën e tezes së tij.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në orën 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, në Fier. Aktualisht 50 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip "Benz" i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Levanit".

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT