Presidenti i Brazilit, moskokëçarës për COVID-19: Njerëzit vdesin çdo ditë, kjo është jeta

Bota
Presidenti i Brazilit, moskokëçarës për COVID-19:

Ndonëse është një nga të infektuarit e shumtë me koronavirus të Brazilit, presidenti Jair Bolsonaro duket se nuk ka ndryshuar qëndrim për mënyrën sesi duhet të menaxhohet pandemia. Ai i sheh normale vdekjet e pacientëve të infektuar.

“Më vjen keq për vdekjet. Por njerëzit vdesin çdo ditë, nga shumë gjëra. Kjo është jeta”, tha ai para gazetarëve.

Bolsonaro e priste që të sëmurej. Madje ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të përgatiten sepse pjesa më e madhe do ta kalojnë. Sipas presidentit brazilian, nulk ka asgjë për t’u frikësuar.

“E dija se do të infektohesha një ditë, pasi mendoj se për fat të keq pothuajse të gjithë këtu do të preken nga virusi. Nga çfarë frikësohesh? Nuk ke pse frikësohesh, thjesht përballu me të.”

Bolsonaro e ka quajtur vazhdimisht COVID-19 një grip të vogëlt. Ai ka kundërshtuar bllokimet, për të cilat thotë se dëmtojnë ekonominë.

ME TE LEXUARAT