Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Në këto zona të Tiranës është numri më i lartë i të infektuarve

Teksa numri i të infektuarve rritet dita ditës, në lajmërimin e Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu u indetifikuan edhe lagjet të cilat kanë më shumë të infektuar me koronavirus ne kryeqytet.

Tri janë lagjet më më shumë individë që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Përmendet lagja e Astirit, Kodra e Diellit dhe Fresku.

Lagja e Freskut gjatë periudhës së karantinës ka qenë edhe më problematikja, pasi qytetarët nuk zbatonin urdhrat e qeverisë mbi oraret e kufizuara dhe masat e distancimit social.

Numri i të infektuarve ditën e sotme ka qenë 120 infektime të reja dhe 4 të vdekur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet