Merr flakë gjatë lëvizjes mjeti, në Tiranë
Lajmifundit
/
1 Gusht 2020, 17:46
Aktualitet

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën e “Durrësit” duke shkaktuar panik tek kalimatarët e zonës
Policia njofton se rreth orës 16:25, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K.SH.
Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.
Më datë 01.08.2020, rreth orës 16:25, në rrugën e “Durrësit”, si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K.SH., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.