Isa Mustafa shërohet nga COVID, 10 të vdekur në Kosovë

Kosovë&Rajon
Isa Mustafa shërohet nga COVID, 10 të vdekur në Kosovë

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, dhjetë pacientë me COVID-19 kanë vdekur dhe janë regjistruar 224 raste të reja me këtë sëmundje që e shkakton koronavirusi i ri.

Kështu tha në një konferencë për media, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nderkaq kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19 – sëmundja që e shkakton koronavirusi – pasi ka dalë negativ në testet e kryera.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka falënderuar doktorët që e kanë udhëzuar gjatë kësaj kohe, duke shtuar se “mjekët dhe sistemi shëndetësor meritojnë shumë më shumë sesa që ne u ofrojmë”.

“COVID-19 po bënë të veten, por ne duhet ta bëjmë tonën, të respektojmë rregullat që kërkohen nga institucionet shëndetësore. Uroj që ata që janë prekur me COVID-19 të shërohen sa më shpejtë, kurse me dhembje të thellë u shpreh ngushëllime të gjitha familjarëve që humbën të afërmit e tyre”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Më 10 korrik, Isa Mustafa kishte njoftuar se ishte infektuar me koronavirus. Edhe figura të tjera politike në Kosovë janë të infektuar me koronavirus, përfshirë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani, në Kosovë janë regjistruar 8,330 raste me koronavirus. Prej tyre, 226 kanë vdekur dhe 4,578 janë shëruar.

ME TE LEXUARAT