FSHF i kërkon qeverisë që finalja e kupës të luhet me tifozë

Sport
FSHF i kërkon qeverisë që finalja e kupës të luhet me

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar qeverisë që në finalen e Kupës mes Teutës dhe Tiranës të lejohen në stadium një numër i kufizuar tifozësh, duke ndjekur shembujt e disa vendeve të Europës.

“FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte. Kërkojmë që konform rregullave dhe distancimit të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës”, shkruhet në njoftimin e federatës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Finalja e Kupës do të luhet këtë të diel, më 2 gusht në stadiumin e ri kombëtar, prej orës 20:00.

Pas suksesit në kampionat, Tirana synon një fitore historike, duke fituar të dy trofetë më të rëndësishëm në vend.

ME TE LEXUARAT