Foto/ Befason Cristiano Ronaldo me dhuratën e shtrenjtë që i bëri vetes

Showbiz
Foto/ Befason Cristiano Ronaldo me dhuratën e shtrenjtë që i

Christiano Ronaldo i ka bërë sërish vetes një dhuratë super. Një Bugatti Centodieci që kushton 10 milionë euro i shtohet koleksionit të makinave luksoze të futbollistit të Juves.

Sipas mediave italiane 35-vjeçarit gjithsesi do t’i duhet të presë deri në vitin 2021 që “xhevahiri” t’i dorëzohet në shtëpi. Kjo makinë do të jetë me ngjyrat bardhë e zi, ashtu si fanela e Juventusit, dhe ka 1600 kuaj fuqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo Bugatti Centodieci arrin 100 km/h për 2,4 sekonda. Centodieci është një version më i rafinuar i Bugatti Chiron, të cilën portugezi e zotëron.

Nga ky lloj i super makinës ekzistojnë vetëm 10 në të gjithë botën. 35-vjeçari ndër vite ka blerë, tetë Ferrari, disa Roll Royce, BMW dhe McLaren, derisa tani e ka shtuar edhe një jaht super të kushtueshëm.

[gallery ids="1051124,1051125,1051126,1051127"]

ME TE LEXUARAT