Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Emiljano Shullazi dhe ”çunat e tij” i thonë lamtumirë 313-tës, ja ku janë transferuar sot

Emiljano Shullazi dhe 4 anëtarët e grupit të tij, të cilët akuzohen për gjobevënie dhe shkatërrim prone nga prokuroria, janë transferuar nga qelitë e zakonshme të 313-ës, në ato të regjimit të veçantë, njohur ndryshe edhe si “41 bis”.

Transferimi është bërë pa probleme, dhe tashmë kontaktet që ata do të kenë më botën e jashtme do të jenë më të kufizuara. Ky vendim është marrë nga institucionet e drejtësisë, po pavarësisht kësaj, është i apelueshëm në gjykatë.

Me siguri që Shullazi do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të dalë jashtë këtij regjimi, që ka si synim të izolojë plotësisht kokat e krimit që vuajnë dënimet në burgjet shqiptare.

Sipas ministres se Drejtësisë Etilda Gjonaj, Emiljano Shullazi dhe 4 anëtar të grupit të tij: Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, kanë vijuar aktivitetin kriminal edhe gjatë kohës që kanë qenë nën qelitë e zakonshme të burgut 313, por pa dhënë detaje konkrete. Koha e qendrimit nën regjimin e rreptë të kontrolluar parashikohet të jetë jo më pak se një vit.

Po ashtu nën regjimin 41 bis do të vendoset edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla.

Me hyrjen në fuqi të ”41 bisit” që në Itali vendosi nën regjim të rreptë monitorimi personazhe si Toto Rina, edhe në Shqipëri të dënuarve që vijnë nga krimi i organizuar do t’u kufizohen jo vetëm takimet, por edhe do t’u regjistrohen bisedat, telefonatat si edhe do kenë një regjim ndryshe në qeli që nga minimizimi i sendeve personale deri tek dalja rrallë në ajrim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet