Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Dosja 339”/ Të akuzuarit për krime zgjedhore, jetojnë në varfëri dhe mjerim

Në disa pamje të minutës së fundit dy prej komisionerëve të përfshirë në dosjen “339”, Dalvis Biba dhe Redi Hysi, për të cilët SPAK lëshoi urdhër-arreste për krimet zgjedhore në qarkun e Durrësit, ata jetonin në varfëri dhe mjerim.

Në shtëpitë e komisionerëve Biba dhe Hysi, në fshatin e largët Shetel të Durrësit, gjatë një intërviste me gazetaren Klodjana Haxhiaj, ata mohuan akuzat për përfshirje në krimet zgjedhore.

Gazetarja Haxhiaj tha se arrestimi i tyre ka ngjallur zemërim te të gjithë banorët, të cilët i konsiderojnë të padrejta këto arrestime, pasi ata janë të varfër dhe merren vetëm me duhan.

Gjithashtu, gazetarja theksoi se në familjet e të dy komisionerëve të arrestuar ka parë mjerim të tejskajshëm, ku mungonte edhe uji i pijshëm. Njëra prej familjeve, ajo e Hysit, jetonte në çadër, që prej tërmetit të 26 nëntorit 2019, me dy fëmijët e vegjël të Redit dhe nënën e tij të paralizuar.

Intervista e plotë:
Babai i Redi Hysit: Ne as ndikojmë për keq, as për mirë, merremi me bujqësi, me duhan. Punojmë gjithë ditën, po bëmë ndonjë lekë për të ngrënë, ndryshe hamë bukë thatë. Djali kurohet nga depresioni, është i sëmurë.

Nëna e Hysit e përlotur: Sëmundja do t’i kthehet nga e para. Djali im merret vetëm me punë, nuk më ka bërë një gjë më të vogël. Le të pyesin kë të duan për të.

Nëna e Bibës: Ishim në gjumë, nuk denim asgjë. Dëgjuam zhurmën rreth orës 5 të mëngjesit, pamë gjithë ato policë në shtëpi, nuk e dinim pse kanë ardhur. Djali do shkonte në Tiranë atë ditë, e kishin marrë, e kishin lidhur. Kur e pashë u tremba dhe më ra të fiktë. Nga dreka e mësuam që e kishin marrë për votimet. Dhe i thashë që të mos shkonte për votimet, se mos ndodh ndonjë gjë. Ne s’kemi asnjë gjë, jemi pa shtëpi.

Babai i Bibës: Ata ishin të maskuar, nuk i njihnim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet