Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Braktiset Kukësi nga trajneri dhe dy lojtarë të tjerë

Nga ekipi i Kukësit janë larguar edhe dy futbollistë të cilët kanë kontribuar për verilindorët në sezonin që lamë pas. Vasil Shkurtaj dhe Gëzim Krasniqi nuk do të jenë më pjesë e kësaj skuadre, pasi u ka përfunduar kontrata, dhe klubi ka vendosur që të mos e rinovojë.

Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, njoftohet mbyllja e marrëveshjes ndërsa nuk mungon edhe falënderimi për gjithçka që këta lojtarë dhanë për fanellën e Kukësit. Largimi i tyre vjen edhe pas atij të Orges Shehit, nga drejtimi i klubit.

Njoftimi i klubit:
“Klubi i Kukësi njofton se sulmuesi Vasil Shkurtaj dhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi nuk janë më pjesë e skuadrës sonë! Dy futbollistëve ju ka përfunduar kontrata dhe largohen nga skuadra jonë me një Kupë të fituar.
Klubi i falënderon dy futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre futbollistike. Faleminderit Vasil! Faleminderit Gëzim!”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet