Befasojnë pilotët me gjestin human ndaj kolegëve: “Na ulni pagën neve, por mos i hiqni”

Bota
Befasojnë pilotët me gjestin human ndaj kolegëve: “Na ulni

Pilotët e kompanisë ajrore “British Airways” miratuan një plan që parashikonte uljen e përkohshme të pagave me 20% për të mos lejuar shkurtimin e vendeve të punës.

Sektori ajror është zhytur në një krizë të thellë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Anëtarët e saj kanë votuar me 85% në mbështetje të këtij plani, i cili parashikon, përveç shkurtimin të 270 vendeve të punës edhe uljen e pagave me 20%, që do të ulet në 8% në dy vjet, para një rikthimi në nivel fillestar në një afat më të gjatë.

“Anëtarët tanë kanë marrë një vendim pragmatik duke pasur parasysh rrethanat, por fakti që ne kemi dështuar të bindim BA për të shmangur çdo pushim nga puna përbën një zhgënjim të madh”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Balpas (British Airline Pilots Association), Brian Strutton.

Kompania, që punëson 4 300 pilotë, kishte parashikuar fillimisht shkurtimin e 1 255 vendeve pune.

“Është një periudhë shumë e vështirë për të gjithë dhe ne i jemi mirënjohës Balpa-s dhe ekipeve tona që kanë rënë dakord për të arritur këtë marrëveshje dhe për të shpëtuar qindra vende pune”, deklaroi një zëdhënës i kompanisë.

ME TE LEXUARAT