Aksident në Burrel, i riu përplas për vdekje me makinë kalimtarin
Lajmifundit
/
1 Gusht 2020, 09:11
Aktualitet

Një person ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti në Burrel.
Sipas policisë ka qenë ora rreth 21:50 kur 29-vjeçari me inicialet A.D. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar kalimtarin me iniciale D.D. i cili ndërroi jetë nga përplasja fatale.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar pas ngjarjes dhe ndodhet ne Komisariat për veprime të mëtejshme.