Aksident në aksin Elbasan- Peqin, ndërron jetë pasagjeri 55-vjeçar, lëndohen lehtë dy të tjerë

Aktualitet
Aksident në aksin Elbasan- Peqin, ndërron jetë pasagjeri

PEQIN- Ndërron jetë pasagjeri 55- vjeçar pas një aksidenti në aksin rrugor Elbasan- Peqin. Viktima po udhëtonte me mjetin tip "Suzuki" me drejtues H.R., 67 vjeç banues në Elbasan dhe është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues M.K., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë ndërroi jetë 55-vjeçari i identifikuar si Agim Neziri banues në Tiranë. Dy personat e tjerë janë plagosur lehtë. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT