Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Udhëtoni nga Kosova në Gjermani? Nga java e ardhshme bëhet detyrim testi për koronavirus

Ambasada e Kosovës në Gjermani u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë kaluar apo po kalojnë pushimet në Kosovë që t’i kenë parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada ka bërë me dije se të gjithë ata që do të kthehen apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani nga java që vjen testet për koronavirus janë obligative.

“Të gjithë ata që kanë kaluar apo kalojnë pushimet në Kosovë- ju lutem të keni parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës. Të gjithë ata qytetarë, që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani- nga java që vjen Testet për Covid janë obligative”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada në fund u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën, maska dhe higjienën.

“Kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj: Distancë, Maskë, Higjienë!”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet