Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Telefonata vë në lëvizje Policinë e Tiranës, një person në Mullet dyshohet se qëlloi me armë në ajër

Në sallën operative të DVP Tiranë ka mberritur një telefonatë se në Mullet një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi me një mjet fuoristradë.

Njoftim nga Policia:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, është njoftuar salla operative se në Mullet një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një mjeti tip “Foristradë”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet