Studimi: Metoda 100-vjeçare përdorur nga shkencëtarët ul me 57% vdekshmërinë e të infektuarve me koronavirus

Bota
Studimi: Metoda 100-vjeçare përdorur nga shkencëtarët ul

Plazma e marrë nga gjaku i personave që i kanë mbijetuar Covid-19 e që është përdorur më pas te pacientët e infektuar me koronavirus ka ulur vdekshmërinë me 57%. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar nga një grup kërkuesish shkencorë në SHBA, të cilët po punojnë me subvencionim nga shteti amerikan.

“Rezultatet e studimit tregojnë efikasitetin e plasmës të të shëruarve si agjent terapeutik”, thuhet në studim. Metoda e përdorur nga shkencëtarët është thuajse 100-vjeçare. Gjaku i një të shëruari përforcohet me antitrupa dhe përbërës të tjerë të sistemit imunitar, në mënyrë që të mund të nisë një reagim të trupit të sapoinfektuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në studim u përfshinë më shumë se 800 pacientë me koronavirus nga e gjithë bota, të cilët ishin pjesë e kategorisë që iu rrezikohej jeta.

Rreth 13% e pacientëve që morën plasmën humbën jetën, ndërsa prej atyre që nuk morën plasmën, humbën jetën 25%. Prej këtu del edhe përfundimi se plasma ul vdekshmërinë me 57%. “Rezultatet na inkurajojnë për vazhdimin e përdorimit të kësaj kure. E rëndësishme është të theksohet se pjesa më e madhe e pacientëve morën plasmë në fazën e fundit të sëmundjes, nëse kjo do të bëhet më herët, shifrat mund të jenë edhe më premtuese”, thanë shkencëtarët pjesëmarrës në studim, të kryesuar nga Dr. Michael Joyner, i Klinikës “Mayo”, një Organizatë Mjekësore Jofitimprurëse me seli në qytete të ndryshme amerikane.

ME TE LEXUARAT