Shtyhen zgjedhjet presidenciale në SHBA

Bota
Shtyhen zgjedhjet presidenciale në SHBA

Presidenti Donald Trump tha se nuk donte shtyrjen e votimeve, por kishte shqetësime se mund të lindnin probleme nga miliona fletëvotime të dërguara me postë.

Pak orë pasi kishte sugjeruar shtyrjen e mundshme të zgjedjeve të 2020, Presidenti Donald Trump tha se nuk donte shtyrjen e votimeve, por kishte shqetësime se mund të lindnin probleme nga miliona fletëvotime të dërguara me postë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Dua zhvillimin e zgjedhjeve dhe daljen e rezultatit, i dua shumë, shumë më tepër se ju,” tha presidenti në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të enjten. “Nuk dua vonesa. Dua të zhvillohen votimet. Por gjithashtu, nuk dua të pres për tre muaj dhe të mësoj më pas se mungojnë fletëvotime dhe se zgjedhjet nuk kanë vlerë“.

Presidenti citoi njoftime të medias për probleme me votimet me postë, pasi fletëvotimet kanë mbërritur vonë. Presidenti tha se mund të duhen javë, muaj, ndoshta edhe vite për të sqaruar çdo gjë. “A dua ndryshimin e datës (se votimeve)? Jo, por nuk dua as zgjedhje të parregullta,” tha presidenti.

Datat e zgjedhjeve federale përcaktohen nga Kongresi dhe Kushtetuta nuk parashikon asnjë dispozitë për shtyrje të ceremonisë së inagurimit të Presidentit më 20 janar 2021.

Presidenti Trump edhe më parë ka lënë të kuptohet se nuk do t'u besonte rezultateve të zgjedhjeve, e ngjashme kjo me ankesat e ngritura prej tij në prag të zgjedhjeve të vitit 2016. Megjithatë, asnjëherë më parë ai nuk kishte hedhur aq drejtpërdrejt idenë për ndryshimin e datës 3 nëntor.

ME TE LEXUARAT