Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Sherr mes të rinjve në kryeqytet, krisin të shtënat me armë në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në zonën e Mulletit në kryeqytet ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur.

Të shtënat kanë ndodhur gjatë një sherri mes disa të rinjve në zonën periferike të kryeqytetit.

Nga burumet mësohet se një person ka qëlluar me armë në ajër në afërsi të një kompleksi dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Gjithashtu raportohet se nga konflikti nuk ka asnjë person të plagosur.

Ndërkohë policia ka ngritur grupin e punës dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet