Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Portugali/ Shtohet numri i të vdekurve, në përplasjen e trenit

Një tren i shpejtë ka dalë nga binarët në zonën portugeze, Koimbra, duke lënë të vdekur dy persona, dhe duke plagosur të paktën 30 të tjerë.

Treni ka qenë duke udhëtuar drejt veriut kur është përplasur me një makinë të mirëmbajtjes së hekurudhave në qytetin Soure.

Kryetari i qytetit Soure, Mario Jorge, u ka thënë mediave portugeze se përplasja ka ndodhur rreth orës 15:30.

Autoriteti kombëtar për operacionet e shpëtimit i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters se shërbimet e emergjencës janë në skenën e incidentit. Në trenin, që është më i shpejti në Portugali, është thënë të kenë qenë 240 pasagjerë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet