Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Për të tretën ditë shifra alarmante, SHBA shënon 1.379 të vdekur në 24 orë, mbi 72 mijë të infektuar me Covid

Në SHBA vijon të ketë numër të lartë të të infektuarve në rinj. Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar 72,238 raste të reja me koronavirusit.

Edhe numri i të vdekurve është tepër i lartë ku për të tretën ditë radhazi personat që kanë humbur jetën e kalojnë shifrën e 1.200. Në 24 orët e fundit në SHBA kanë vdekur 1.379 persona për shkak të COVID-19 sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Deri tani në SHBA janë infektuar me koronavirus 4,495,015 persona nga të cilët kanë humbur jetën 152,070. Ndërsa në total në të gjithë botën janë regjistruar me COVID-19 17,315,750 persona nga të cilët kanë vdekur 673,568.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet