Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mjekja i lutet Ramës: Dha 95 milion euro laboratorin me PPP, të japë dhe 30 mijë euro për…

Alma Cili, mjeke hematologe në QSUT ka një lutje për kryeministrin Edi Rama, të cilit i kërkon që të investojë 30 mijë euro për të vendosur ajër të kondicionuar në ambientet e këtij spitali, ndërsa argumetnon vështirësitë e të punuarit në temperatura kaq të larta siç kanë shoqëruar këtë muaj që po lëmë pas.

Cili tregoi vështirësitë e të punuarit në spital gjatë kësaj periudhe të nxehti afrikan. Për temën e mbylljes së laboratorit të certifikuar rreth dy javë më parë për analizat e Covid-19, mjekja tha se në dijeninë e saj laboratori nuk është mbyllur por i është dhënë me koncesion prej 95 milion eurosh privatit.

“Unë nuk i kërkoj, unë i lutem të japë 30 mijë euro për të vendosur ajrin e kondicionuar. Dha 95 milion euro laboratorin me PPP, të japë dhe 30 mijë euro për vendosjen e kondicionerëve në QSUT. Në dijeninë time laboratori nuk është mbyllur, i ka kaluar privatit, unë shpresoj ata mjekë dhe të punësuar që janë aty të mos hidhen në rrugë”, u shpreh ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet