Me qindra shqiptarë ngjeshur para dyerve, reagon ambasada në Greqi: Nuk ishim mbyllur! U bënë 380 aplikime

Aktualitet
Me qindra shqiptarë ngjeshur para dyerve, reagon ambasada në Greqi:

Pas denoncimit të bërë në media në lidhje me pamjet shqetësuese që vinin nga ambasada shqiptare në Athinë ku një numër masiv qytetarësh ishin paraqitur për të tërhequr pasaportat, ndërsa nuk respektoj asnjë masë distancimi apo mbrojtjeje nga virusi, ka reaguar edhe ambasada.

Ajo thotë se dyert e zyrave nuk kanë qenë të mbyllura, duke theksuar se diplomatët kanë punuar nga 12 orë dhe janë bërë vetëm sot 380 aplikime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas ambasadës, radhët e gjata vijnë pasi shqiptarët shkojnë të gjithë paradite, ndërsa pasdite nuk ka shumë fluks.

Pamjet alarmante tregojnë njerëzit të ngjitur me njëri tjetrin dhe pa maska teksa u raportua se ambasada iu kishte komunikuar se shërbimi për sot ishte mbyllur ndaj tyre pavarësisht pritjes së gjatë.

ME TE LEXUARAT