Makina ‘fluturon’ në ajër dhe përfundon në hekurudhë, 2 të plagosur dërgohen me urgjencë në spitalin e Elbasanit
Lajmifundit
/
31 Korrik 2020, 18:42
Aktualitet

Një mjet ka dalë nga rruga në aksin nacional Elbasan- Librazhd në Labinot Fushë duke bërë që të përfundojë në hekurudhë.
Sipas burimeve raportohet se hedhja e mjetit ka qenë e fortë për pasojë ka përfunduar disa metra larg rrugës.
Mësohet se dy persona jane plagosur dhe po dërgohen me urgjencë në spitalin e Elbasanit.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shendetesore.