Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Konfirmohen tre raste të reja me COVID-19 në Fier, u infektuan me virus në Tiranë

Rrethi i Fierit është ndër më të prekurit nga koronavirusi ndërsa vijon regjistrimi i rasteve të reja ditë pas dite.

Sot janë konfirmuar sipas burimeve edhe 3 raste të tjera, ndërsa njëri prej tyre është në Seman, dy të tjerët në qytetin e Fierit.

Njëri prej këtyre të fundit banon në lagjen “Bishanake”, ndërsa mësohet se origjina ku e kanë marrë virusin është Tirana. Ende janë të panjohura rrethanat se ku janë infektuar personat në fjalë.

Përgjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë humbur jetën 3 persona në Shqipëri për shkak të koronavirusit, ndërsa janë 79 raste pozitive nga rreth 500 testime që janë bërë ndërsa janë shëruar 69 persona.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet