Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kampione në futboll ndonëse 4 muajshe shtatzënë

Kur të rritet, ai do të ketë një histori të jashtëzakonshme për të treguar, pse jo edhe për t’iu mburrur shokëve. Do të thotë që ka luajtur futboll që në barkun e nënës dhe kjo nuk është aspak një shprehje që shumë djem e thonë për të treguar se dinë të luajnë shumë mirë, por një e vërtetë!

Kjo do të jetë historia e djalit të portieres së Vllaznisë, Ardiola Raxhimi e cila mori vëmendjen e të gjithëve, pasi luajti finalen e Kupës së Shqipërisë teksa ishte shtatzënë. Është katër muajshe, barku i rrumbullakosur duket, por dëshira për të luajtur futboll ishte më e madhe se frika se mund të dëmtohej!

Më mbështetjen e vajzave të ekipit që u bënë një mburojë për të në fushën e blertë për mbi 90 minuta, të drejtuesve si edhe padyshim të bashkëshortit, Raxhimi la të paprekur portën e Vllaznisë në ndeshjen ku triumfuan 4 me 0.

Në një intervistë, Raxhimi tregon emocionet e asaj finale, për të cilën është e bindur se do e mbajë mend gjatë.

“Çdo ndeshje ka vështirësinë e saj, aq me tepër një finale për Kupë që ka dhe emocione të papërshkrushme brenda saj, por faleminderit Zotit ia arritëm objektivin tonë dhe i morëm asaj ndeshjeje atë që meritonin. Këtë vit për mua ishte një ndër finalet më të veçanta, po ashtu edhe për shoqet e mia të ekipit dhe drejtuesit. Ishte plotësisht dëshira ime për të luajtur, edhe pse disa nga shoqet kishin frikë ose siklet për ndonjë dëmtim, por unë mendova që është finalja më e mirë për të luajtur për mua dhe ashtu rezultoj. Është e rrezikshme pak, por dëshira ishte më e madhe se frika dhe më kanë ndihmuar shumë vajzat e ekipit që më kanë ndenjur afër në çdo moment. Mendova që ishte ndeshja më e mirë për të luajtur dhe për të dhënë maksimimin tim. Fola me drejtuesit e klubit dhe dëshira e tyre ishte që të luaja, por kishin edhe frikë. Gjithsesi ata më dhanë besimin e plotë. Edhe bashkëshorti më ka mbështetur në çdo moment dhe e ka respektuar vendimin tim. Më ka përkrahur në çdo kohë”, rrëfen Raxhimi.

22-vjeçarja nuk është kapitenia e ekipit, por në fund Kupën e ngriti ajo, sepse vajzat dhe klubi ia dedikuan këtë ndeshje Raxhimit dhe djalit të vogël që pritet të vijë shumë shpejt në jetë…Në skuadra e saj do të kualifikohet, Raxhimi do të jetë një spektatore në ndeshjet e Champions League me bebin në krah, por premton se do të rikthehet shumë shpejt të luajë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet