Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Irani refuzon ndihmën dhe bisedimet me SHBA-në: “Amerika, armiku kryesor”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, përjashtoi mundësinë e negociatave me Uashingtonin, në lidhje me programin bërthamor dhe raketor të Teheranit.

Teksa e cilësoi SHBA-në si “armikun kryesor të Iranit”.

“Sanksionet brutale të Amerikës ndaj Iranit kanë për qëllim shkatërrimin e ekonomisë sonë. Qëllimi i tyre është të kufizojnë ndikimin tonë në rajon dhe t’i frenojnë aftësitë tona raketore dhe bërthamore”, tha Khamenei në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

“Mbështetja në aftësitë tona kombëtare dhe zvogëlimi i varësisë sonë nga eksporti i naftës do të na ndihmojë t’i rezistojmë presionit të Amerikës”, tha Khamenei.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë në rritje, qëkur presidenti amerikan, Donald Trump, ka tërhequr SHBA-në nga një marrëveshje midis Iranit dhe fuqive botërore, në maj të vitit 2018.

Më pas Uashingtoni ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Iranit. Në përgjigje, Irani ka filluar të shkelë angazhimet e tij bërthamore, gradualisht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet