Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Habit Presidenti i Filipineve: “Maskat lahini me bezninë”

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte u ka thënë edhe një herë njerëzve që të dezinfektojnë maskat e fytyrës me benzinë – duke këmbëngulur se ai “nuk po bënte shaka”.

Sipas BBC, ai kishte bërë një deklaratë të tillë të ngjashme javën e kaluar, por zyrtarët ishin të shpejtë për ta korrigjuar atë dhe sugjeruan se ishte një shaka.

Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu thanë që maskat e rrobave duhet të lahen normalisht, dhe maska kirurgjike të zëvendësohen pas përdorimit.

Por të Premten, presidenti “insistoi”, duke thënë “ajo që kam thënë ishte e vërtetë … shkoni në një stacion benzine”.

Një deklaratë e tillë vjen ndonëse nuk ka asnjë provë që benzina mund të dezinfektojë maskat. Madje një kontakt i zgjatur me benzinë mund të jetë i dëmshëm; dhe derdhja e lëngjeve të ndezshme mund të jetë një rrezik nga zjarri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet