Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fauci tregon arsyen se pse Evropa e ka më në kontroll situatën e koronavirusit se sa SHBA-ja

Mjeku i njohur infeksioninst Anthony Fauci i pyetur se pse Evropa e ka situatën më në kontroll në krahasim me SHBA-në sa i përket luftës ndaj pandemisë globale të koronavirusit, ai shprehet se ishte një pyetje mjaft komplekse, por përshkroi disa nga faktorë kontribuues, raporton CNN.

Doktori së pari theksoi se shumë vende evropiane u mbyllën më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse ju shikoni se çfarë ndodhi në Evropë, ata u mbyllën pjesërisht ose ndaluan së vepruari për 95 për qind”, tha mjeku.

Sidoqoftë, “kur në të vërtetë shikoni se çfarë bëmë, edhe pse u mbyllëm, edhe pse ajo krijoi një vështirësi të madhe, ne në të vërtetë funksionalisht u mbyllëm vetëm rreth 50 për qind në kuptimin e tërësisë së vendit”, shtoi 79-vjeçari.

Ai gjithashtu theksoi se disa shtete kishin sukses më të mirë në ndjekjen e udhëzimeve për rihapjen sesa të tjerët “Disa u ndoqën me shumë kujdes dhe disa jo”.

Ndryshe, SHBA-ja ka njoftuar se 4.58 milionë njerëz janë infektuar gjersa kanë ndërruar jetë mbi 674 mijë njerëz.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet