Elbasan, qytetarët falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin para xhamisë
Lajmifundit
/
31 Korrik 2020, 08:43
Aktualitet

Dita e sotme shënohet për të gjithë besimtarët myslimanë, pasi festojnë Kurban Bajramin.
Besimtarët e kanë nisur këtë ditë me faljen e namazit duke respektuar masat e marra në kuadër të pandemisë.
Në Elbasan qytetarët e kanë bërë faljen e namazit në sheshin para xhamisë.
Ndërkohë në Tiranë ceremonia qëndrore e Kurban Bajramit, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, u zhvillua në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë, ndërkohë që falja e Namazit ishte në 06:30, ndërsa Hytbeja e Kurbanit në 06:35.
Festa e Kurban Bajramit simbolizon për besimtarët e fesë islame sakfricën e bërë nga njeriu për të fituar faljen, mëshirën dhe shpërblimin e zotit.
ME TE LEXUARAT
Ad 300 x 250