Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘E premtja e zezë’/ Mbyten 4 persona në lumenjtë Bunë, Vjosë e Drini i Zi

Katër persona janë mbytur ditën e sotme në lumenjtë të ndryshëm në vendin tonë.

Fillimisht dy persona janë mbytur në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Viktimat janë Dhurim Arra 39 – vjeç, dhe 14 -vjeçari me inicialet F.P të cilët janë gjetur të pajetë nga polumbarët pas disa orësh kërkime.

Ndërkohë në lumin Vjosë është mbytur një 30-vjeçar. Viktima është A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë i cili është futur në lumë për t’u larë por nuk ka mundur të dalë i gjallë.

Viktima e katërt është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi. Viktima është një 18-vjeçar i quajtur Edison Zuna. Ai ka qenë së bashku me tre shokët e tij në lum ku më pas edhe është mbytur. Thuhet se të rinjtë kanë qenë duke pedaluar në ujë me një varkë plastike pranë fshatit Selane.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë bërë që shumë qytetarë të frekuentojnë për tu larë lumenjtë, por rrjedha e shpejtë e tyre në vetëm 24-orët e fundit u ka marrë jetën 4 personave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet